Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe, vepra që mbron e pasuron shqipen në Ditën e Alfabetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tërë fjalorët e mëparshëm, por po aq edhe fjalë nga veprat e autorëve më në zë shqiptarë nga Buzuku, Fishta, Mjeda, Noli, Frashëri e deri tek Qosja e Kadareja janë bërë bashkë me fjalën e fundit të teknologjisë për të hartuar Fjalorin e Madh të Gjuhës shqipe.

Ashtu sikurse janë bërë bashkë 55 studiues e akademikë nga të gjitha trevat shqipfolëse për të krijuar këtë vepër që numëron më shumëse dyfishin e fjalëve të fjalorëve në qarkullim.

Nën drejtimin e akademikëve Thomaie Memisha Fjalori i madh i gjuhës shqipe, u projektua jo vetëm për fjalët, por edhe për njësitë frazeologjike, për shprehjet e huaja dhe të pa asimiluara, për sinonimet dhe antonimet, për shkurtesat dhe akronimet.

Vepra që ka gjithsej 124.000 njësi ka bërë bashkë në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe në pallatin e Brigadave jo vetëm gjuhëtarët, por edhe shkrimtarë, mësues, akademikë, nxënës të Liceut Artistik po aq sa edhe ministren Manastirliu.

Fjalori i madh i gjuhës shqipe është një nga tre veprat madhore që Akademia e Shkencave ka ndërmarrë katër vjet më parë bashkë me enciklopedinë shqiptare dhe Historinë e popullit shqiptar.

Share This Article