Fjalori i Madh i shqipes me gabime “të vogla”/ Akademia e Shkencave në Kosovë nuk pranoi pjesëmarrjen në hartim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbi 105 mijë fjalë janë të përfshira në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe. Në hartimin e fjalorit të ri kanë marrë pjesë akademikë nga Shqipëria e Prishtina. Vetë Akademia e Shkencave e Kosovës ka refuzuar të bëhet pjesë.

Për mospjesëmarrjen, Akademia e Shkencave në Kosovë thotë se shkak u bë mospërcaktimi i parimeve të punës dhe zgjidhjes së dilemave për çështjen e leksikut. Akademia e Shkencave në Kosovë pranon marrjen e ftesës për hartimin e Fjalorit, por kjo ftesë u pranua vetëm nga anëtarët e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Si referencë për hartimin e fjalorit të ri, përveç fjalorëve, janë përdorur dhe veprat e shkrimtarëve të mirënjohur që kanë pasuruar gjuhën shqipe. Në fjalor janë shtuar mbi 35 mijë njësi nga të folmet dialektore ndërsa si huazime janë marrë ato fjalë që kanë përdorim më të gjerë ose që sjellin një kuptim të ri.

Megjithëse fjaloi ka marrë tepër kritika qëkur është lançuar publikisht. Bëhet fjalë për interpretime të fjalëve, apo marrja si referencë gjinia femërore për të dhënë shpjegimet e konteksteve negative. Kjo shihet dhe tek interpretimi i fjalës “vajzë”, një qasje krejt tjetër tek fjala “djalë”.

Ndërkohë fjala “online” është shqipëruar “onlajn” ndërsa një tjetër shembull është fjala “negër” e barazuar me fjalën “zezak”. Për këtë të fundit nuk është thënë asnjë shpejgim më shumë për ngjyrime të ndryshme, edhe raciste, që mbartin në të vërtetë të të dyja fjalët.

Theksojmë se ky fjalor është në fazë projektimi dhe i hedhur për konsultim publik për 9 muaj dhe do të qëndrojë online për t’iu nënshtruar rishikimit në muajt pasardhës.

Share This Article