Fjalorit të gjuhës angleze i janë shtuar 26 fjalë nga gjuha koreane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pavarësisht nëse shikoni një shfaqje si ‘Squid Game’ ose dëgjoni hite të grupit BTS, ka shumë mundësi që të keni pasur një lloj ndikimi nga kultura koreane në jetën tuaj.

Sipas BBC, ndikimi i Koresë së Jugut ka arritur deri te autoriteti i Fjalorit të Gjuhës Angleze të Oksfordit (OED).

Autoriteti i gjuhës angleze, ka shtuar 26 fjalë të reja me origjinë koreane në botimin e saj të fundit.

Me këto shtesa “ne të gjithë po ecim në kreshtën e valës koreane”, thotë OED në një deklaratë.

Në listën e fundit nga fjalori anglez janë shtuar fjalë për ushqimet koreane.

Ndërkohë edhe me suksesin ndërkombëtar të Squid Game, Parasite dhe BTS, nuk duhet të jetë çudi që kultura pop e Koresë së Jugut është e përfaqësuar gjithashtu në këtë listë.

OED tha se përfshirja e kaq shumë fjalëve koreane ishte një njohje e ndryshimit në gjuhën e përdorur nga folësit anglezë. 

Share This Article