Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq fitojnë medaljet e arta

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Erza Muminoviqit dhe Flaka Loxha, i kanë sjell sot Kosovës medaljet e arta në xhudo, pas triumfit në Kupën Evropiane për Juniorë, që po mbahet në Athinë.

Në finale, Flaka Loxha triumfoi ndaj xhudistes austriake Lisa Grabner. Loxha e fitoi këtë përballje brenda 3 minutave e 29 sekondave.

Kosovarja i zhvilloi edhe tri ndeshje të tjera në rrugën drejt finaleve. Në gjysmëfinale triumfoi ndaj hungarezes Brigatta Warga, ndërsa në rundet preliminare fitoi ndaj gjermanes Marina Zapros dhe turkes Hasret Bozkurt.

Kjo është medalje e para e artë për Loxhën, e cila më parë e kishte fituar vendin e dytë në Kupën Evropiane të Sarajevës për Juniorë dhe vendin e tretë në Kupën Evropiane të Lignanos për Juniorë e Kupën Evropiane të Zagrebit për Kadetë.

Kurse xhudistja tjetër kosovare, Erza Muminoviq fitoi të artën, pasi  triumfoi në

kategorinë deri në 48 kilogramë, kundër xhudistet austriake, Jacqeline Springer.

Paraprakisht, Muminoviq e mposhti rusen Giafra Borisova në gjysmëfinale, ndërsa në rundet preliminare e mposhti xhudistin nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, dhe atë nga Greqia, Ekaterini Theodorakopoulou. Më parë, kosovarja e kishte fituar vendin e parë edhe në Kampionatin Evropian për Kadetë, në Kupën Panamerikane të Panama Cityt për Kadetë dhe në Kupën Evropiane të Berlinit për Kadetë.

Share This Article