Flamur Noka para protestuesve: Deklaratat e Ahmetajt hapen petët e lakrorit të krimit! Çohuni, o sot o kurrë!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh se dita e sotme është e rëndësishme, pasi të gjithë demokratët janë të bashkuar.

“Ky bashkimi jonë i ka kallur datën Edi Ramës. Sot ai nuk do ta bëjë gjumin i qetë. Ai mesazhin e mori që në fillim që bashkimi i demokratëve nuk ka regjim që i bën ballë, sepse bashkimi i njerëzve të lirë nuk i bëri ballë as Enver Hoxha dhe nuk mund ti bëjë Edi Rama. I tmerruar sot ai bashke me kukullën e tij urdhëroi bllokimin e parlamentit. Urdhëroi që mos lejoheshin deputetët e opozitës. Po ku ka Lind të Parlamentit, apo Edi Rama që mund të ndalojë vullnetin tuaj apo energjinë tuaj, ku ka Edi Rama që mund t’ju bëjë ballë të gjithë njerëzve të lirë.

Sot është një ditë e shënuar në aksionin tonë opozitar. Ne sot jemi për ti thënë cdo shqiptari, cohu, sepse sot është dita. O sot o kurrë. I themi cdo socialisti bashkohu sepse beteja jonë nuk është për ne, por për kushtetutën. Beteja jonë është për pluralizmin ndaj bashkohu me ne, beteja jonë është për demokracinë ndaj bashkohu. Beteja jonë është për një drejtësi të pavarur dhe jo për një drejtësi që përdoret hanxhar në duart e Ramës për të burgosur opozitën

Mesazhi i numrit dy të kësaj organizatës kriminale që është Rilindja i hapi petët e lakrorit të krimit. E dëgjuan të gjithë, e pamë se cfarë tregoi, që kjo ngrehinë nuk ka lidhje me qytetarët. Ajo kryeministria nuk është asgjë, përveçse skutë e mafies dhe e krimit ku bëhen pazare për tju vjedhur”, tha Noka.

Share This Article