Flamuri amerikan në gjysmështizë, nderohet ushtari amerikan që vdiq në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në sheshin “Bill Clinton” flamuri amerikan është ulur në gjysmështizë, për të nderuar ushtarin amerikan Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit, i cili vdiq si rezultat i një incidenti joluftarak më 4 korrik, pikërisht në kampin në Novosellë.

Flamuri amerikan do të qëndrojë në gjysmështizë për 24 orë.

Pas uljes së flamurit, kreu i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, u shpreh mirënjohës për kontributin e ushtarëve amerikanë në Kosovë.

“Në emër të popullit shqiptar u shprehu falënderim për pjesëmarrje trupave ushtarake të NATO-s, njëkohësisht ngushëllime armatës amerikane për vdekjen e ushtarit të tyre, Alexander Blake Klass nga Willamina e Oregonit, i cili ishte 20-vjeçar. Ne sot e ulëm në gjysmështizë flamurin amerikan në shenjë nderimi për këtë ushtar dhe do të qëndrojë 24 orë në këtë gjendje. Veprimi i tillë tregon që ne jemi të vetëdijshëm për sakrificën që e bëjnë institucionet jo vetëm amerikane por në veçanti shtetit aleat i SHBA-së”, ka thënë ai.

Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total.

Share This Article