Flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Izmir Zeqiri, nga PDK, kryetari i ardhshëm i Zubin Potokut, komunës me shumicë serbe, të cilët përbëjnë 80% të banorëve, zyrën e tij do ta ketë në një objekt në fshatin Cabër.

Zeqiri i tha tv k.Kosova se në objektin e komunës në Zubin Potok, do të shkojë kur të themelojë kabinetin e tij, për të cilin kërkon nga serbët që të i bashkohen në krijimin e tij.

Ndryshe nga Zeqiri, Lulzim Hetemi, kandidati i Vetëvendosjes, i sapozgjedhur kryetar i Leposaviqit, komunës tjetër në veri të vendit e cila po ashtu është me shumicë të qytetarëve të nacionalitetit serb, thotë se funksionin e të parit të komunës do ta ushtrojë nga zyra e kryetarit e cila gjendet në qendër të Leposaviqit.

Hetemi garantoi se do të ketë investime të mëdha në këtë vend meqë ka marë mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së tij.

I pari i Leposaviqit ashtu si ai i Zubin Potokut, u zotuan se sapo të marrin mandatet e kryetarit, do të largojnë nga objektet përkatëse flamujt serb për t’i zëvendësuar me ata të Republikës së Kosovës dhe do të shtrijnë funksionalitetin e ligjeve të shtetit të cilit ata i përkasin.

Share This Article