Flamuri serb me Kosovën e përfshirë, FIFA nis procedimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Federata Botërore e Futbollit ka nisur procedim disiplinor ndaj Federatës Serbe të Futbollit për flamurin që u shfaq në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes me Brazilin, ku mbi pjesën e Kosovës shkruhej “Nuk ka dorëzim”.

Ky flamur me përmbajtje provokuese ishte vendosur mbi dollapin e zhveshjes së lojtarëve, Milos Veljkoviç dhe Andrija Zivkoviç.

Për këtë ngjarje erdhi reagimi i menjëhershëm i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, të cilët u ankuan në FIFA dhe e përshkruan vendosjen e këtij flamuri si një provokim.

Në njoftimin e saj, organizata më e madhe e futbollit citon kodin disiplinor për këto gjeste që përfshijnë veprime josportive, por nuk jep një afat për dënimin që do të merret ndaj Serbisë.

Share This Article