Flamurtari shkruan historinë e futbollit shqiptar me fitoren në Kupë/Thyen rekordin 73-vjeçar të Partizanit, mund 15-1 Devollin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Flamurtari ka triumfuar sot me lehtësi në turin e parë të Kupës së Shqipërisë duke mundur me rezultatin e thellë 15-1 Devollin, në një ndeshje që praktikisht ishte një stërvitje për vlonjatët me një diferencë të dukshme në cilësi dhe motivim mes dy skuadrave.

Vlonjatët nuk ndalën serinë e golave as pasi kishin krijuar një diferencë të pakapshme nga kundërshtarët dhe kjo solli një fitore me goleadë, që përbën një rekord të ri për futbollin në vendin tonë. Në fakt, kjo është tashmë fitorja më e thellë në histori, duke kaluar një ndeshje që rezistonte që nga janari i vitit 1951.

Asokohe, në 31 janarin e vitit 1951, Partizani mundi me shifrat 14-0 Punën e Beratit në ndeshjen e kampionatit, ku Refik Resmja u bë protagonist absolut i ndeshjes, duke shënuar 7 nga ato gola.

Në ndeshjen e sotme, lojtari që i shkoi me afër bëmave të Resmjes ishte Vasil Shkurtaj, i cili shënoi 5 gola për skuadrën vlonjate, të gjithë në pjesën e dytë të takimit.

Share This Article