ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën 7 hours ago
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim 9 hours ago
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja 9 hours ago
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia 9 hours ago
Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, mbetet i plagosur gjyqtari Astrit Kalaja dhe një person tjetër, arrestohet autori 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Fleckenstein: BE-ja duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

albnews by albnews
3 July, 2021
in Albania, Maqedonia
0
Fleckenstein: BE-ja duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Këshilli i BE-së duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sepse duhet ta shfrytëzojmë shansin tani, por gjithashtu ai është edhe detyrimi ynë. Vendi juaj ofroi, ndërsa gjithashtu edhe Shqipëria dhe tani radhën e ka Bashkimi Evropian.

Këtë në intervistë për AIM-n e thotë Knut Fleckenstein, politikan gjerman dhe ish anëtar i Parlamentit Evropian nga Gjermania. Është anëtar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, e cila është pjesë e Partisë së socialistëve evropianë. Ai ishte edhe një nga iniciatorët e procesit “Zhan Mone” në vend me qëllim përmirësimin e dialogut politik.

RelatedPosts

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

Samiti Brdo-Brijunit/ Osmani dhe Vuçiq, përballja e parë pas akuzave të forta

Fleckenstein në intervistë për AIM-n thekson edhe se BE-ja duhet të mendojë se si t’i ndryshojë rregullat e vendosjes me konsensus, sepse sipas tij është e pabesueshme – si mundet një qeveri t’i pengojë 26 anëtaret e tjera dhe ta bllokojë të gjithë rajonin.

Politikani gjerman mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit të Prespës për Dialog që u mbajt më 1 dhe 2 korrik në Ohër.

Zotëri Fleckenstein, Ju ishit dhe ende jeni mbështetës i fuqishëm i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Cili është mendimi Juaj, a mund të presim përparim në zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë, dhe Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet në tetor, gjatë presidencës sllovene me BE-në?

“Përgjatë viteve u bëra më i kujdesshëm me këto fjali. Me të vërtetë shpresoj sepse Maqedonia e Veriut e meriton këtë. Kontesti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është bilateral dhe nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve në lidhje me konferencën ndërqeveritare. E kuptova se gati ka pasur përparim, por ai nuk ka qenë i mjaftueshëm gjatë presidencës paraprake. Nëse presidenca sllovene vazhdon në atë drejtim dhe nëse kemi komisar të fuqishëm i cili me të vërtetë është i përkushtuar edhe Parlamenti Evropian i cili gjithmonë ka qenë në anën e Maqedonisë së Veriut, atëherë mund të shpresojmë se mund të ketë progres.

I përmendët çështjet bilaterale, a konsideroni se ato duhet të jenë pengesë në rrugën evropiane?

“Kuptohet se nuk duhet të jenë pengesë në rrugën evropiane. ne kemi problemet tona në Bashkimin Evropian. Kemi rregulla të cilat nuk funksionojnë ndonjëherë. E dini se duhet të ketë konsensus nga të gjitha 27 anëtaret dhe kjo është gati se e pamundur, veçanërisht kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe për zgjerimin të keni vendime të vërteta në kohën e vërtetë. Ne, në BE, duhet të mendojmë se si t’i ndryshojmë këto rregulla, sepse është e pabesueshme – si mundet një qeveri t’i pengojë 26 anëtaret e tjera dhe ta bllokojë të gjithë rajonin.

Nëse nuk mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor, a do të hapë kjo mundësi për ndikimet e tjera në rajon?

“Shpresoj. Komisioni Evropian ndoshta do të duhet të negociojë me Qeverinë bullgare dhe administrata e SHBA-së gjithmonë ka ide se si të përballet me situatat e tilla. Do të vlerësoja nëse Bullgaria pas zgjedhjeve, vendi ka qëndrim të tij dhe kjo është në rregull, e heq anash nga rruga në të cilën ecim të gjithë bashkë.

Si do të jetë besueshmëria e BE-së në rajon nëse edhe një herë tregon mossukses dhe nuk i përmbush premtimet drejtë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë? Si do të jetë perspektiva evropiane në atë rast për këto vende?

“Para së gjithash, nuk është BE-ja, në fund kjo nuk do t’iu ndihmonte. Por Parlamenti Evropian është shumë i qartë sa i përket asaj çështje sepse deputetët janë zgjedhur nga qytetarët në vendet e tyre anëtare. Komisari është shumë i qartë. Njëzetë e gjashtë nga gjithsej 27 vendet anëtare janë shumë të qarta. Nuk jeni vetëm dhe nuk jeni të vetmit të cilët jeni dëshpëruar.

Ekziston dëshpërim i madh edhe në Parlamentin Evropian. Nga ana tjetër, Këshilli duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare sepse duhet ta shfrytëzojmë shansin tani por gjithashtu ai është edhe detyrim i yni. Vendi juaj ka ofruar, ndërsa edhe Shqipëria gjithashtu dhe tani radhën e ka BE-ja. Gjithnjë bisedojmë se nevojitet që të realizohen reforma, të përfundojnë detyrat, por tani presidenca e BE-së do të bëjë çmos.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

Autori i la pistoletën në dorë rojës, zbardhet dinamika, si ndodhi vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja pas vendimit për pronën

6 October, 2025
Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

Berisha nis negociatat me aleatët për Florjan Binajn. Lapaj dhe Duka e mbështesin, Shehaj ende pa reagim

6 October, 2025
U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

U qëllua armë zjarri brenda gjykatës së Apelit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

6 October, 2025
Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

Angela Merkel lëshon deklaratën e bujshme: Fajin për luftën e Rusisë në Ukrainë e ka… Polonia

6 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result