Connect with us

Albania

Flet mjeku që denoncoi rrezikun nga kobalti në Onkologjik: Ka kolegë të sëmurë por nuk vertetojmë dot nëse…

Published

on

Flet mjeku që denoncoi megaskandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik. Pranë kabinetit të tij ishte instaluar një aparat kobalti për radioterapi, dhe si i tillë natyrisht me radioaktivitet. Këtë e pohoi vetë dr. Adrian Hoti ekskluzivisht për “Versus media” në një komunikim telefonik. Në fakt, aparatura e kobaltit “rrugëve” nëpër Onkologjik duket se ka qenë më e hershme se gushti i 2021, kur mjeku Hoti e gjeti “pas qafe”.

Një burim kobalti 60 ishtev endosur në dhomën ngjitur, ndërkohë që edhe “strehimorja” e këtij burimi, edhe kabineti i tij i radiologjisë ishin po njësoj si më parë “me llaç e tulla”, jo në formë bunkeri anti-radioaktivitet, me specifikime të sakta, të cilin nuk e ka jo vetëm Onkologjia, por as QSUT.

“Versus media” mëson se shqetësimi i konstatuar në gusht nga doktori, e që u ngrit me zë dhe me shkresa në fillim të shtatorit për “ardhjen e një burimi Co60”, nuk paska qenë i pari. Në dosjen hetimore, ku janë të sekuestruara dhe një sërë komunikesh në një grup WhatsApp, rezulton se ky shqetësim është ngritur fillimisht në maj të 2021, ku siç shkruan dr. Fatjona Kraja në grupin e mjekëve të Onkologjikut:

“Fatkeqësisht shqetësimi lidhur me ardhjen e një burimi Co60 për brachytherapy është ngritur nga ana jonë që në maj të 2021, kur ne si mjekë onkolog-radioterapeut nuk dinim asnjë dhe shprehem shqetësimin si për sigurinë e bunkerit dhe për një sërë problematikash që e bënin të pamundur fillimin e brachytherapisë aq më shumë kur burimi pa një aparat funksional dhe shqetësimi ynë u vërtetua” – thuhet mes të tjerave në mesazhin e dr. Kodrës, e cila ngre dhe shqetësimin se pse NUK po bëhen transparente vlerat e rrezatimit, kur ato mund të bëhen shqetësuese dhe me pasoja për dëmtimin e shëndetit të stafit.

Advertisement

Por siç duket nga maji e deri në gusht ky shqetësim (që koha do ta provonte sa fatalisht i drejtë ishte) kishte rënë në vesh të shurdhët (ose pothuajse).

Ndaj, edhe kur në shtator mjeku radiolog Adrian Hoti, ngriti për herë të parë zërin për praninë jashtë çdo norme funksionimi të një aparature kobalti jashtë “një bunkeri”, por në një dhomë të zakonshme spitali, çështja nuk mori zgjidhje… Ama zëri i fortë i doktorit, e integriteti i tij nuk u shuajtën dot…

“Unë personalisht nuk lidhem me grupin e njerëzve që janë marrë me blerjen e vendosjen e kësaj aparature. Isha kthyer nga pushimet në gusht dhe pranë kabinetit të radiologjisë ishte instaluar një aparat kobalti. Duke pasur njohuri në këtë fushë nuk e shihja normale. Kushtet teknike për të përballuar një rrezatim të aparturës së kobaltit nuk ishin në standard. Dhomat ndaheshin me mure rreth 30-40 cm dhe nuk ishin të betonuara, siç parashikohet në rregulloren” – thotë dr. Hoti për VS.

Advertisement

“Unë iu drejtova strukturave drejtuese më një kërkesë që të reagonin dhe të bënin detyrën e tyre, sepse po rrezikonin shëndetin e stafit dhe të pacientëve e shoqëruesve të tyre, të cilët po ekspozoheshin ndaj radioaktivitetit. Nuk patën asnjë reagim. Mu deshën afërsisht 8-9 muaj përplasje mendimesh dhe nuk u arrit të ngrihej një grup specialisht në fushën e tyre për të caktuar që aparati nuk e ka vendin aty” – shton mjeku radiolog për VS.

Dr. Adrian Hoti pas përplasjeve të shumta verbale e shkresore, e kur e ka parë se kërkesa e tij po shtyhej për “kalendat greke”, mori vendimin drastik: La punën si radiolog, 24 vjet pasi kishte venë këmbë për herë të parë si mjek në këtë spital.

“Ai dha dorëheqjen duke u larguar nga puna për arsye të shqetësimit të tij të ngritur në mënyrë të përsëritur lidhur me deme të mundshme të shëndetit si pasojë e këtyre pajisjeve dhe burimeve me potencialin për të rrezikuar jetën e stafit dhe pacientëve në rast të një incidenti” – thuhen në dosjen hetimore.

Advertisement

Sot, në Spitalin Onkologjik mësohet se janë 7 mjekë dhe një sanitare të prekur nga sëmundjet malinje onkologjike. Mjeku radiolog Adrian Hoti, i pyetur në lidhje me këto raste shprehet se është në dijeni të faktit që ka kolegë të tij të sëmurë onkologjik, por merak e ka thotë që nuk mund të abuzojë me këtë fakt.

“Po është e vërtetë, ka kolegë të sëmurë, por a është e lidhur me faktorët e brendshme të Onkologjisë nuk e vërtetojmë dot aty. Kemi një numër të sëmurë personeli. Ndryshe nga spitalet e tjera, në atë onkologjik muajt e fundit numri i të sëmurëve me kancer është i lartë, dhe ndoshta më i lartë se në spitalet e tjera, se edhe mjekët njerëz janë dhe preken nga patologji të ndryshme, por për momentin nuk mund të themi asgjë nëse sëmundshmëria e stafit të Onkologjikut lidhet me përdorimin jashtë kritereve e standardeve të aparaturës së kobaltit apo jo. Për këtë duhet bërë një studim” – shton mjeku Hoti, i cili fatmirësisht vetë thotë se gëzon shëndet të plotë e të mirë, pavarësisht se pas kurrizit të rij emetohej çdo ditë radioaktivitet.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Published

on

By

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi. Tkurrja e fondeve që qeveria po i vë çdo vit në dispozicion po bën që sektori të prodhojë më pak vlerë të shtuar në ekonominë e vendit. Kjo ecuri negative u vu edhe më shumë në dukje në tremujorin e tretë të vitit gjatë së cilit kontributi i bujqësisë në ekonomi ishte negativ… 0.41 për qind më pak se në po të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

“Kam shkruar një artikull në vitet 2000 ku thosha se bujqësia është si puna e një lope që milet tre herë në ditë dhe ushqehet vetëm një herë. Kjo lopë, në këtë rast bujqësia është e destinuar të vdesë”, thotë për A2, Esmeralda Ballesha, eksperte për bujqësinë.

Bujqësia ka hyrë tashmë në cikël rënës, e ndikuar nga njëra anë, nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në anën tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

“Duhet ta themi hapur. Të gjitha qeverisjet në këto 30 vite kanë qenë neglizhente për sa i përket politikave me fshatin. Mentaliteti i qeverive ka qenes e fshatari mori tokën e tij e tani le t’ia dalë vetë. Kjo ka qenë fatale për sektorin e bujqësisë”, thotë Ballesha.

Advertisement

Vitin e kaluar, prodhimi në sektorin bujqësor shënoi rënie me 0.69 për qind. Kjo ndodhi në një kohë kur ekonomia u rrit me gati 3.5 për qind, çka dëshmon se sektori është lënë tashmë në rënie të lirë. “Unë them që minimalisht bujqësia duhet të ketë në dispozicion 800 milionë euro. e Theksoj. Minimalisht. Për të kapur ritmin e vendeve të tjera të Rajonit. Më tej në Europë jemi larg konkurrencës”, thotë Ballesha.

Të jesh i madh, jo gjithmonë do të thotë se ke avantazh. Shembulli më i mirë në vend është bujqësia. Kontributi i saj në ekonomi ka qenë gati 22 për qind e totalit, por sektorit përherë e më shumë po merr më pak para nga buxheti i shtetit. Rrjedhimisht po prodhon më pak vlerë të shtuar në ekonomi. 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes po postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se edhe partitë e tjera politike të Kosovës mbajtën qëndrime dinjitoze gjatë fushatës, për respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Po ashtu Berisha shkruan se këto zgjedhje treguan se në Kosovë ka garë të lirë dhe demokratike, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD nuk harroi të akuzonte kryeministrin Edi Rama për pengim të procesit të rregullt zgjedhor në Shqipëri.

Advertisement

Postimi i Berishës:

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.

Advertisement

Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre.

Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb 

Advertisement
Continue Reading

Albania

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Published

on

By

Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.

Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.

Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.

Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:

Advertisement

‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova7 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota7 hours ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Diaspora8 hours ago

Kryetari shqiptar i komunës së Morbachut bëhet viral në Gjermani

Albania8 hours ago

Bujqësia po e humb peshën e saj në ekonomi, sektori në rënie të lirë

Albania9 hours ago

Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Kosova9 hours ago

BE pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

Sports13 hours ago

Zbulohet pas 12 vitesh, çfarë tha Michael Schumacher para se të aksidentohej

Sports13 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Bota13 hours ago

20 pikat e Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës, Rusia kundër!

UK14 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania14 hours ago

Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë

Sports14 hours ago

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Kosova14 hours ago

I dhanë mundësinë të krijojë qeverinë pa opozitën, Kurti mesazh falënderues për të gjithë votuesit e LVV: U jemi mirënjohës përjetë

Albania14 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita

Bota14 hours ago

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Albania14 hours ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

UK14 hours ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports13 hours ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania15 hours ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania1 day ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK1 day ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania1 day ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Albania1 day ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK19 hours ago

Spitalet paralajmëruan se kriza e kujdesit në fund të jetës kërcënon trajtimin

Kosova7 hours ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota22 hours ago

Përplasjet kufitare Taxhikistan-Taleban: Çfarë fshihet pas tyre, pse ndikojnë në Kinë?

UK19 hours ago

Disidenti egjiptian kërkon falje për tweets, ndërsa konservatorët kërkojnë dëbim nga Mbretëria e Bashkuar

UK19 hours ago

Titujt e gazetave në UK

Trending