Flet nëna e vajzës së George Floyd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roxie Washington, nëna e vajzës gjashtë vjeçare të George Floyd, Gianna-s, foli në një konferencë për shtyp teksa bëri thirrje për drejtësi.

“Gianna nuk ka baba”, tha ajo. “Ai kurrë nuk do ta shikojë vajzën e tij teksa rritet, nuk do ta shikojë teksa diplomohet. Nëse Gianna ka ndonjë problem dhe që ka nevojë për babanë e saj, nuk do ta ketë më atë”, shtoi Washington.

“Unë jam këtu për fëmijën tim dhe jam këtu për Xhorxh, sepse dua drejtësi për të. Unë dua drejtësi për të sepse ai ishte i mirë pa marrë parasysh çfarë mendon dikush”, vijoi Roxie Washington.

Share This Article