Flet për herë të parë krijuesja e vaksinës AstraZeneca, nëse kemi nevojë për një dozë të tretë

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është e panevojshme të bëhen doza të treta të vaksinave, thotë shkencëtarja, pjesë e ekipit që prodhoi vaksinën e Oxford, AstraZeneca. Ajo bën thirrje që në vend të kësaj dozat të shkojnë në vendet që ka më shumë nevojë.

Në intervistën për Telegraph, shkencëtarja Sarah Gilbert thotë se dozat e treta mund të jenë të nevojshme vetëm për disa grupe me probleme të theksuara apo sëmundje që prekin direkt sistemin imunitar, por shtoi se në shumicën e rasteve imuniteti është i qëndrueshëm.

“Ne duhet të shpërndajmë vaksina në vendet ku pak nga popullata janë vaksinuar deri më tani,” shtoi ajo.

Trupi këshillues i vaksinave në Britani së shpejti do të japë këshillën përfundimtare për dozat e treta. Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) ka thënë tashmë se një dozë e tretë duhet t’u ofrohet njerëzve me sistem imunitar të dobët, që në fakt përbën deri në gjysmë milioni njerëz në Britani. Megjithatë nuk është vendosur nëse ato janë të nevojshme më gjerësisht dhe kush duhet të ketë të drejtë.

Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid tha një ditë më parë se po pret këshillën përfundimtare nga JCVI por u shpreh gati i sigurt se do të ketë dozë shtesë për kategoritë në nevojë. Këshillat e përkohshme të lëshuara nga JCVI në korrik sugjeruan se më shumë se 30 milionë njerëz duhet të marrin një dozë të tretë, përfshirë të gjithë të rriturit mbi 50 vjeç.

Rregullatori i ilaçeve në Britani (MHRA) ka miratuar përdorimin e Pfizer dhe AstraZeneca si vaksina përforcuese të Covid, duke hapur rrugën për një fillim të procesit përpara dimrit.

Por vaksinologia Dame Sarah, i cili nisi e pra punën për krijimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca në fillim të vitit 2020 kur Covid u shfaq për herë të parë në Kinë, tha se vendimi mbi dozat shtesë duhej të shikohet me kujdes.

“Ne duhet të shikojmë çdo situatë; të imunokompromentuarit dhe të moshuarit duhet të marrin dozë shtesë. Por unë nuk mendoj se ne kemi nevojë të gjithë për një dozë tjetër. Imuniteti po zgjat mirë në shumicën e njerëzve.”

Sidoqoftë, ajo tha se Britania duhej të ndihmonte më shumë vende në botë me furnizimin me vaksina. “Ne duhet të bëjmë më mirë në këtë drejtim. Doza e parë ka ndikimin më të madh.”

Më shumë se 48.3 milion njerëz në Britani ose 88.8% e popullsisë mbi 16 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës Covid -19, ndërsa 43.7 milion kanë marrë të dyja dozat.

Britania ka porositur më shumë se 540 milionë doza të shtatë prej vaksinave, përfshirë katër të miratuara deri më tani për përdorim Pfizer, Oxford -AstraZeneca, Moderna dhe Janssen.

Flet për herë të parë krijuesja e vaksinës AstraZeneca,

Megjithatë, ka dallime të mëdha në ritmin e progresit në pjesë të ndryshme të botës dhe qeveria është zotuar të dhurojë 100 milionë doza për vendet më të varfra para mesit të vitit 2022.

Share This Article