Flet studentja shqiptare që studion në Wuhan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Top Channel ka mundur të bisedojë me një studente shqiptare, e cila studion në Wuhan, epiqendrën e gripit vdekjeprurës.

Josilda Nreaj gjatë një bisede në rrjetet sociale, tregoi se çdo të thotë të gjendesh në një situatë dramatike ai ajo që është duke kaluar Kina.

“Unë jam mirë faleminderit! Jam studente në Wuhan por për momentin kam marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an. Universiteti na ka njoftuar të qëndrojmë jashtë Wuhan të paktën deri në datë 15 shkurt”, thotë ajo.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, thotë se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fsheh frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri dhe po përpiqem të përdor çdo masë të mundshme parandaluese gjithashtu jam dhe vetëm në një provincë tjetër ku nuk e di për sa kohë do të qëndroj. Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”, shtoi ajo.

Josilda i tha Top Channel se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

Share This Article