Florian Marku ka barazuar sonte kundër Jamie Stewart.
Ndeshja e sotme ishte një paraqitje që u vlerësua si e barabartë me vendim të gjyqtarëve.
Por Marku nga 8 raundat, në së paku 5 ishte më i mirë se kundërshtari, ndërsa në raundin e dytë e nakoutoi Jamie Stewart.
Djalit shqiptar me plis të bardhë nuk i pelqeu vendimi i gjyqtarëve, për çka shprehu nervozizëm, duke dal nga skena pa u përshendetur me askë.
Edhe komentatorët nga Londra e vlerësuan si një barazim të padrejtë, pasi Marku ishte dukshëm më i mirë, raporton Albuk Tv.