Boksieri shqiptar, Florian Marku ka zyrtarizuar sfidën e parë për këtë vit. Marku do të ndeshet me Chris Jenkins, kampion i peshave të lehta në Britani.
Marku është shprehur i lumtur për sfidën e parë dhe ka thënë se e pret me padurim luftën ndaj Jenkins.
“Jam i lumtur që do të kem luftën time të parë të vitit. Do të jetë fillimi i gjërave shumë të mëdha. Më pëlqen të luftoj, kështu që mezi pres të argëtoj tifozët e mrekullueshëm të Newcastle dhe t’u tregoj atyre markën time të luftimeve. Chris Jenkins është një kundërshtar i mirë që ka fituar rripat e kampionatit në Britani. Ky është një vit i rëndësishëm për mua dhe po kërkoj të bëj një deklaratë të madhe në Utilita Arena dhe të vendos pjesën tjetër të divizionit welterweight në gatishmëri”, thuhet në postimin e Markut.
Ndeshja mes Florian Markut dhe Chris Jenkins do të zhvillohet më 2 prill.