Florian Marku e sfidoi në ring, ylli i boksit grabitet në mes të rrugës, prezente bashkëshortja

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i boksit britanik, Amir Khan është grabitur në mes të rrugës nga disa persona në Londër. Nën kërcënimin e armës, Khan është detyruar të japë orën e tij, teksa bashkëshortja e 35 vjeçarit ka qenë disa hapa më larg duke parë të gjithë ngjarjen.

Në rrjetet sociale, Khan tha se u përball me dy burra të armatosur ndërsa shtoi se doli i padëmtuar nga ngjarja dhe se bashkëshortja e tij Faryal Makhdoom ishte mirë.

“Sapo më hoqën orën nga dora me armë në lindje të Londrës, Leyton”, tha ish-kampioni i peshave të lehta të WBA dhe IBF. Kujtojmë se kampioni shqiptar Florian Marku e ka sfiduar Khan vetëm pak javë më parë, ndërsa sfida mes tyre mund të zhvillohet në Tiranë.

Share This Article