Florian Marku fantastik, mund kundërshtarin për pak sekonda dhe thërret: Dua të përballem me më të mirët 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar. Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.

“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua” – Tha ai. Më pas, shtoi: “Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do iu dhuroj”.

Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë me arritjet e tij, teksa  vijon të mbetet një nga më të mirët. Pritshmëritë janë të mëdha për të ardhmen dhe mbështetësit e tij me padurim po presin ndeshjet e radhës

https://streamja.com/embed/VPOnw

Share This Article