Pas 11 muajsh stërvitje të vazhdueshme, Florian Marku do të rikthehet shumë shpejt në ringun e boksit.
Më 10 nëntor, boksieri shqiptar do të përballet me Muma Mweemb.
Përballja në fjalë garanton spektakël nga të dy boksierët.
Marku me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është i gatshëm vetëm për fitore.
“Ne kemi punuar me të vërtetë shumë, gjatë gjithë kësaj kohe. Unë do t’ju tregoj të gjithëve në 10 nëntor”, ka shkruar Marku.