Floriana Garo: Kuvendi i PD-së do mblidhet, nuk e ndal dot përqindja e vogël që mbështet Bashën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 10 nëntorit 2021, Floriana Garo mban postin e drejtoreshës së komunikimit të Foltores së demokratëve.

E ftuar sot paradite në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Garo thotë se reformimi i PD-së është i domosdoshmëm dhe foltorja krijoi një rreze shprese për ndryshimin. Eshtë bindur edhe më shumë për këtë kur vetë i është bashkuar foltores dhe e ndjek nga afër. 

“Në PD po nisin të mungojnë vlerat. Është e trishtë kur shikon sa shumë po ndrydhen njerëzit. Në fushatë gjithçka ishte e diktuar. Njeriu duhet të shprehë lirshëm mendimin pa patur frikë dhe këtu vihet në lojë foltorja”

E pranon se ka pasur një stepie kur nisi foltorja per shkak dhe se shteti i saj, SHBA, e shpalli non grata ish kryeministrin Sali Berisha.

”Edhe unë pata një stepie në fillim. Nuk më vjen mirë që kjo vjen nga shteti im Amerika. Unë jam me pasaportë amerikane, por duke parë mbështetjen që ka zoti Berisha nga demokratët, foltorja duhet të jetë një rreze shprese pavarësisht se çfarë vjen nga jashtë. Kjo është situata jonë e brendshme dhe mund të ndryshojë me kalimin e kohës. Eshtë thjesht politike e njerëzit nuk duhet të tremben. Përkundrazi! Duhet të jenë plot me shpresë pasi po e thonë mendimin e tyre lirshëm. Të gjithë demokratët janë kaq të ndezur. Unë e kam parë vetë foltoren dhe e shikoj sa shumë njerëzit kanë nevojë të flasin dhe sa shumë u kanë mbetur pa thënë gjatë 8 viteve. Çdo foltore ka energji”

Çfarë pret Floriana Garo nga Kuvendi i PD-së?

“Pres pjesëmarrje masive të demokratëve në Kuvend. Nuk e ndal dot përqindja e vogël që mbështet zotin Basha. Formularët janë aty, ftoj këdo të verifikojnë.”

Në krye të PD-së kthehet Berisha?

Floriana Garo: Pa diskutim

Në studion e “Ditë e Re” të RTV Ora me gazetarët Arjola Shehu dhe Arjon Muça Floriana Garo tregon pse la Zvicrën e u bashkua në foltore me Berishën.

Share This Article