Zyrtarët lokalë të Floridës kanë aprovuar lëshimin e 750 milionë mushkonjave të cilat janë modifikuar gjenetikisht për të ulur shumimin e tyre.
Synimi është të zvogëlohet numri i mushkonjave të cilat bartin sëmundje si denga apo virusi Zika.
Projekti i cili mori dritën e gjelbër pas disa vitesh, për tu lëshuar në vitin 2021, zgjoi debat mes grupeve të mjedisit të cilat paralajmëruan se do të ketë pasoja.
Aktivistët paralajmërojnë si pasojë të mundshme për dëmtimin e ekosistemit dhe potencialisht krijimin e insekteve rezistente ndaj instekticideve, raporton BBC.
Por, kompania e përfshirë në projekt thotë se nuk do të ketë rrezik për njerëzit apo mjedisin dhe mbështetet në studime qeveritare.
Në maj, Agjencia e Mjedisit e SHBA-së i dha leje bazës britanike, kompanisë Oxitec që të prodhojë mushkonjat mashkullore të njohura si OX5034. Këto mushkonja njihen për shpërndarje të sëmundjeve vdekjeprurëse, të tilla si denga, Zika, chikungunya dhe ethet e verdha.
Vetëm mushkonjat femra pickojnë njerëzit sepse u nevojitet gjak për të prodhuar vezë. Kështu që, plani është të shpërndahen mashkuj, mushkonja të modifikuara të cilat do të ngacmojnë mushkonjat femra.
Mushkonjat meshkuj bartin një proteinë që do të vrasë çdo pasardhëse të femrës para se të arrijnë moshën e duhur të pickimit. Meshkujt, të cilët do të ushqehen vetëm me nektar, do të mbijetojnë dhe do të bartin gjenet.
Pas një kohe, qëllimi është që të zvogëlohet shumimi i këtyre mushkonjave në këtë zonë dhe zvogëlimi i shpërndarjes së sëmundjes tek njerëzit.
Ky projekt mori shumë kritika, përfshirë një peticion të nënshkruar nga 240,000 njerëz. Megjithëse, Oxitec thotë se ka gjetur rezultate pozitive në Brazil. Po ashtu, planifikon të shpërndaj këto mushkonja edhe në Texas që nga fillimi i vitit 2021.