ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin 53 minutes ago
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona 57 minutes ago
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit 1 hour ago
Titujt e Gazetave në UK 1 hour ago
Starmer do të luftojë përpjekjet për ta zëvendësuar atë, thonë aleatët 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Florida e shkatërruar nga uragani Ian, rritet numri i viktimave ndërsa stuhia përforcohet

albnews by albnews
30 September, 2022
in Bota
0
Florida e shkatërruar nga uragani Ian, rritet numri i viktimave ndërsa stuhia përforcohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkatërrim katastrofik, mbi 2.6 milionë banorë pa drita dhe të paktën 15 të vdekur. Është ky bilanci i parë i kalimit të uraganit Ian në Florida, ndërsa janë shumë njerëz të bllokuar dhe rreziku është që situata të jetë shumë më dramatike.

“Mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës, pasi dëgjojmë raporte për humbje të konsiderueshme jetësh”, paralajmëroi presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Shtabi i Mbrojtjes Civile të SHBA.

RelatedPosts

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit

SHBA shqyrton mundësinë e ndërtimit të një baze për 10 mijë trupa në Gaza

“Në momente si këto Amerika bashkohet dhe do të bashkohet si një ekip,” shtoi ai.

Guvernatori republikan foli në telefon me Biden për të diskutuar hapat që po ndërmerr administrata për të mbështetur Floridan në përgjigje të uraganit dhe presidenti njoftoi se do të dërgojë drejtorin e Fema Deanne Crisëell në vend për të vlerësuar dëmin.

Biden do të shkojë gjithashtu në shtet, kur ta lejojnë kushtet. Ai ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Florida dhe ka ndarë fonde federale për të ndihmuar qarqet më të prekura: ndihma përfshin grante për strehim të përkohshëm dhe rinovime shtëpish, kredi me kosto të ulët për të mbuluar pronat e pasiguruara dhe programe të tjera për të ndihmuar sipërmarrësit të lehtësohen nga pasojat e fatkeqësisë.

Pasi goditi Kubën, Ian zbarkoi në Cayo Costa, pranë Fort Meyers, si një nga uraganet më të dhunshëm që goditi ndonjëherë SHBA-në, me erëra prej 240 km në orë. Natën mes të mërkurës dhe të enjtes ai humbi forcën dhe u ul në një stuhi tropikale, por më pas Ian u kthye i përforcuar, duke u kthyer në kategorinë e uraganit. Guvernatorët e Virxhinias, Gjeorgjisë dhe Karolinës së Jugut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë, kërkimet vazhdojnë për të gjetur njëzet pasagjerë në një anije emigrantësh që u përmbys të mërkurën pranë arkipelagut Keys, pak larg nga trajektorja e uraganit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

Robert De Niro ‘krenar’ për lidhjen e tij të re me Manchesterin

12 November, 2025
Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

Ministri i Brendshëm i Pakistanit thotë se sulmi vetëvrasës në Islamabad vret 12 persona

12 November, 2025
Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

Reform UK tërhiqet nga filmi i BBC-së pas debatit për redaktimet e Trumpit

12 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result