Florida, fundoset një varkë, 39 persona rezultojnë të humbur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roja Bregdetare e SHBA-së po kërkon 39 persona pasi një varkë raportohet se është fundosur ndërsa ishte duke shkuar në drejtim të Floridas nga Bahamet, raporton agjencia AP.

Një person ka njoftuar Rojat Bregdetare të martën, pasi shpëtoi një njeri që po mbahej në një varkë 72 kilometra në lindje të Fort Pierce. Burri tha se ishte me një grup që u largua nga ishulli Bimini në Bahame të shtunën mbrëma, por varka u fundos si pasojë e motit të keq. Ai ka thënë se asnjë person nuk kishte jelek shpëtimi.

Rojat Bregdetare janë duke e konsideruar këtë çështje si trafikim të njerëzve.

Share This Article