Florida regjistron rekordin e ri për rastet e përditshme të koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shteti i Florida ka regjistruar një numër rekord të rasteve të koronavirusit brenda një dite – 8.942 raste. Kjo do të thotë një rritje rreth 62% krahasuar me rekordin e mëparshëm të 5,508 raportuar të mërkurën.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Florida tani është 122.960.

Këtu është një kontekst për t’ju ndihmuar të kuptoni goditjen e fundit në Florida: numri i rasteve të raportuara nga shteti që nga 10 qershori – 56.960 – tani tejkalon totalin e regjistruar nga fillimi i pandemisë, në mars, deri në fund të majit, 56,163.

Rihapja e fazës së parë të shtetit filloi më 18 maj pasuar nga më shumë hapje në fazën 2, e cila filloi më 5 qershor. Por, guvernatori DeSantis tha se do të ndalet lehtësimi i kufizimeve.  

Numri i vdekjeve të raportuara në shtet arriti në 3.366, një rritje prej 39 personash që nga e enjtja./BBC

Share This Article