Florida, sekuestrohet Corvette Z06 nga një shitës drogës, makina bëhet pjesë e flotës së policisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Floridës është më e pasur për një makinë fantastike ndërsa ajo është Chevrolet C7 Corvette Z06.

Bëhet fjalë për një veturë që i është sekuestruar një krimineli, pra një shitësi të drogës.

C7 Corvette Z06 është maskuar me “veshje policie”, i është dhënë drita policore dhe do të përdoret në shërbim të qytetarëve si dhe për qëllime promovuese.

Pasi vetura u konfiskua, paratë për modifikimet u siguruan nga Fondacioni i Sherifit të Qarkut Escambia, një organizatë jofitimprurëse që ofron mbështetje për oficerët e policisë, inkurajon angazhimin e komunitetit dhe promovon sigurinë publike.

Makina fuqizohet nga një motor V8 6.2 litra me një kompresor që zhvillon 650 kuaj/fuqi dhe 880 Nm çift rrotullues, dhe në këtë rast është çiftuar me një transmision manual me shtatë shpejtësi.

Ndryshe, policia amerikane shpeshherë veturat e sekuestruara i merr në shfrytëzim për nevojat e veta.

Share This Article