Florjan Binaj i bën thirrje Fevziut dhe Grida Dumës: Mjaft më!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktori Florjan Binaj iu bashkua protestës së zhvilluar pasditen e djeshme para ambienteve të Ministrisë së Arsimit. Gjatë fjalës së tij aktori ka bërë dhe një thirrje për drejtuesit e emisioneve televizive në vendin tonë, duke u kërkuar që në programet e tyre të ftojnë më shumë përfaqësues të shoqërisë, si prindër, mësues dhe nxënës.

Ai gjithashtu theksoi se në kohën në të cilët jemi duke jetuar është e natyrshme që fëmijët të jenë të dhunuar, kur u afrohet vetëm TikTok-u si mundësi për t’u shprehur.

“U bëj thirrje të gjithë këtyre drejtuesve të emisioneve, Blendi Fevziut, Eni Vasilit, Grida Dumës, të gjithë ata që bëjnë emisione natë për natë, ftoni prindër, ftoni nxënës, ftoni mësues. Mjaft më me të njëjtat figura, analistë që ftohen natë pas nate.

Nëse ju dhimbsen me të vërtetë, ftoni prindërit, mësuesit, nxënësit, sepse ata janë mosha më e lënë pas dore. Është normale që fëmijët të jenë të dhunuar, sepse ne u kemi dhënë vetëm TikTok-un, kjo është fatkeqësia më e madhe.

Duhet të bëhet një ligj, ndoshta të marrë edhe emrin e Martinit, dhe të frenohet kjo çmenduri kolektive, që të kemi sa më shumë shembuj për tu krenuar dhe jo heronj të heshtur për tu vajtuar”, tha Florjan Binaj.

Share This Article