Gjatë ditë së djeshme afër një mijë emigrantë kanë arritur në Britani nëpërmjet Kanalit.
Siç raporton Skynews, shifra e së shtunës është numri më i madh i mbërritjeve në një ditë të vetme për më shumë se një javë.
Numër më të madhë të emigrantëve ëpr një ditë e mbanë 22 gushti. Atë ditë arritën 1.295 persona në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë këtij viti, afër 40 mijë persona kanë shkuar në Britani nëpërmjet rrugëve ilegale nga Franca.
Moti i ngrohtë ka nxitur këto udhëtime për shkak se emigrantët zgjedhin anije dhe varka të vogla për të arritur në destinacionin e tyre.
Ndërsa qendra e emigrantëve Manston në Kent supozohet të jetë larg të qenarit e sigurt.
Kryeinspektori i kufijve dhe emigracionit David Neal, tha se kjo qendër nuk drejtohet ashtu siç duhet, duke akuzuar zyrën e brendshme për zvarritje.
Në kohën kur Neal vizitoi këtë qendër, brenda saj ishin 2.800 persona ndërsa ajo është e paraparë për 1000-1600 veta.
NË këtë qendër, emigrantët qëndrojnë në periudha afatshkurtra derisa të përfundon faza e kontrolleve dhe pastaj transferohen në qendrat e ndalimit për emigracion ose strehim azili.
Sipas Sunday Times, Sekretarja e Brendshme e Britanisë Suella Braverman është akuzuar për mosdhënien e këshillave ligjore duke paralajmëruar se emigrantët po arrestoheshin për periudha të gjata të qëndrimit të paligjshëm.
Një zëdhënëse i Zyrës së Brendshme tha se këto pretendime qenë “krejtësisht të pabaza”.
Ajo shtonte se Sekretari i Brendshëm ka marrë vendime urgjente për të lehtësuar çështjet në Manston dhe për të siguruar strehim alternativ. Pretendimet se këshillat u injoruan qëllimisht janë krejtësisht të pabaza.
Ministri i kabinetit Michael Gove tha se situata në Manston është e ndërlikuar por ai mohoi se sekretarja e brendshëm shpërfilli apo hodhi poshtë këshillat ligjore.
“Gjendja në Manston nuk është ajo që duhet të jetë. Gjithkush e pranon këtë. Kemi më shumë se 2,000 vetë atje për momentin”, tha Gove.
Ndërsa, Liberal Demokratët i kanë bërë thirrje qeverisë të botojë këshillat ligjore që thuhet se nuk janë marrë parasysh nga Braverman