Fluks i lartë në dalje të Shqipërisë. Në Kakavije, në 24 orët e fundit kaluan mbi 12 mijë shtetas në hyrje-dalje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në pikën kufitare të Kakavijës vijon të shënohet një fluks i lartë i qytetarëve kryesisht në dalje nga territori shqiptar. Kjo si rezultat i kthimit të emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, pas përfundimit të pushimeve verore.

Sipas të dhënave të bëra publike nga autoritetet kufitare, gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar gjithsej 12284 shtetas në hyrje – dalje të territorit shqiptare.

“Kanë vënë 4 sportele, po presim tani”.

“Po vij nga Durrësi dhe rruga ka qenë e ngarkuar se kthehen njerëzit tani”.

“Ka ndryshime përgjatë viteve edhe për kalimin në kufi edhe për rrugët”.

“Qëndrova dy javë në Shqipëri dhe tani po presim në kufi’, u shprehën disa nga udhëtarët.

Autoritetet shqiptare dhe ato greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës janë angazhuar maksimalisht për të menaxhuar fluksin. Pala shqiptare po punon me 6 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke punon me  4 sportele në hyrje dhe një në dalje të territorit grek. Pavarësisht numrit të madh të qytetarëve, procedurat po zhvillohen në mënyrë të organizuar, ndërsa kontrollet kufitare vijojnë me intensitet të plotë.

Share This Article