Fluks i lartë në Kakavijë për Pashkët ortodokse, mbi 7 mijë persona lëvizën në kufi brenda 24 orëve

albnews
By
1 Min Read

Në doganën e Kakavijës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit për festën e Pashkës ortodokse.

Sipas Policisë Kufitare gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 7.649 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.616 në hyrje dhe 4.033 në dalje, si dhe 2.408 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1.241 në hyrje dhe 1.167 në dalje.

Fluksi i lartë i lëvizjes në kufi pritet të vazhdojë edhe ditët e ardhshme kur bashkatdhetarët tanë pasi kanë kaluar festën e Pashkës në vendlindje rikthehen në shtetin grek.

Share This Article