ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë 2 minutes ago
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull 2 hours ago
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares 2 hours ago
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron 2 hours ago
Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Fluks qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 45 mijë ditët e fundit

albnews by albnews
10 April, 2021
in Albania, Kosova
0
Fluks qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë, mbi 45 mijë ditët e fundit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mijëra qytetarë të Kosovës i janë drejtuar kufirit shqiptar në Kukës për të kaluar disa orë në vendin tonë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare në një komunikim me Drejtorinë e Policisë Kufitare të Kukësit ka mësuar se nga 1 prilli dhe deri më sot janë rreth 45 075 shtetas të huaj që kanë ardhur përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës, ndërsa vetëm ditën e premte u regjistruan 13 mijë shqiptarë të Kosovës që kaluan kufirit, teksa gjatë mëngjesit të sotëm, deri pak para mesditës u regjistruan rreth 1 763 të tillë, teksa fluksi është tejet i lartë.

RelatedPosts

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

Trafik kokaine dhe 23 mijë euro cash, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!

Nga data 1 Prill, deri më datën 10 Prill janë regjistruar 20 417 shtetas shqiptarë që kanë ardhur në territorin e vendit tonë, ndërsa 18 736 janë larguar nga Shqipëria.

Sa i takon pasaportave të huaja, ku përfshihen dhe shqiptarët e Kosovës janë proceduar 45 075 shtetas që kanë ardhur në territorin shqiptar, ndërsa kanë lënë vendin tonë, 37 418. Gjithashtu në të njëjtin hark kohor janë proceduar 9 002 vetura me targa shqiptare në hyrje dhe 8 000 në dalje. Ndërkohë, që me targa të huaja janë proceduar 17 200 në hyrje dhe 15 753 në dalje. Mësohet se vetëm të premten, ku fluksi ka qenë tejet i lartë, kanë hyrë në vendin tonë rreth 13 000 shqiptarë të Kosovës.

Një fluks i tillë vjen dhe për shkak të lehtësirave që ka vendi ynë për sa i takon masave antiCOVID -19, ku nuk kërkohet testi serologjik apo tampon negativ për të hyrë në territorin shqiptar.

Gjithashtu masat e shtuara anti COVID -19 të qeverisë së Kosovës për mbylljen e restoranteve dhe kafeneve, si dhe qendrave tregtare, janë një tjetër faktor që ka nxitur qytetarët e Kosovës që të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Po ashtu dhe rritja e temperaturave ka bërë që shqiptarët e Kosovës të marrin automjetet e tyre dhe t’i drejtohen edhe brigjeve shqiptare.

Hyrje – Dalje nga dt: 01.04.2021 deri 10.04.2021
Hyrje shtetas shqiptarë   –  20 417
Dalje shtetas shqiptarë   – 18 736
Hyrje shtetas të huaj          – 45 075
Dalje shtetas të huaj           – 36 418
Hyrje me veturë targa shqiptare   – 9 002
Dalje me veturë targa shqiptare   – 8 000
Hyrje me veturë targa huaja         – 17 200
Dalje me veturë targa huaja          – 15 753

Gjatë 12-orëve të fundit
Hyrje shtetasve shqiptarë 239
Dalje e shtetasve shqiptarë 451
Hyrje shtetasve të huaj 1 763
Dalje e shtetasve të huaj 1 052
Hyrje mjeteve shqiptarë 130
Dalje e mjeteve shqiptarë 207
Hyrje mjeteve të huaj 707

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

Gjykatësi amerikan jep dorëheqjen pasi u ndëshkua për shkak se mbante paruken e Elvisit në gjykatë

22 November, 2025
Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

Emigrantëve iu vështirësohet jeta, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese për të dekurajuar emigracionin në ishull

22 November, 2025
Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

Elseid Hysaj drejt Jasir Asanit, nisin “hapat” e parë për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares

22 November, 2025
Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

Plani i paqes: Trump bën presion, Gjermania paralajmëron

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result