Fluks qytetarësh nga Kosova në Morin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Qytetarët e Kosovës kane zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet. Policisë kufitare i është dashur të hapë gjashtë sportele për të shmangur kolonat e gjata të mjeteve.

Për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntë mujore ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Ndërkohë pavarësisht aludimeve të ditëve të fundit mbi një braktisje të mundshme të pushuesve nga Kosova, të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Kufirit tregojnë të kundërtën.

Në muajin qershor kanë hyrë në Shqipëri 580 mijë e 633 shtetas të Kosovës ndërsa në gjysmën e parë të korrikut mbi 40 mijë shtetas të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në gjysmën e parë të vitit rezulton se vendi ynë ka pritur 1.7 milionë shqiptarë nga Kosova shifër që është rritur me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku numri i pushuesve nga Kosova ishte 1.3 milionë. Fluksi i lëvizjes në dyja anët e kufirit pritet të jetë në rritje gjatë edhe gushtit.

Share This Article