Fluks tifozësh italianë në Durrës, mbi 1300 zbarkuan në mëngjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon fluksi i tifozëve të dy ekipeve të mbërrijnë në pikat kryesore të vendit, për t’iu bashkuar finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare nga autoriteti portual i Durrësit vetëm në orët e para të mëngjesit kanë mbërritur me 3 tragete mbi 1300 tifozë të Romës.

Gjithashtu mësohet se trageti i Barit do të niset në orën 03:00 të mëngjesit për t’iu dhënë mundësinë tifozëve që të largohen pas përfundimit të ndeshjes.

Mbrëmë, Policia e Shtetit dërgoi mbi 70 tifozë në portin e Durrësit të cilët u kthyen me tragetin e parë në Itali, pasi u përfshinë në aktet e dhunës.

Share This Article