Fluks udhëtarësh në Rinas/ Gjatë periudhës 1-12 gusht kanë hyrë 182 mijë e 445 pasagjerë, dyfishohet stafi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria po shkon drejt shifrave rekord sa i përket numrit të pasagjerëve, të cilët qarkullojnë në aeroportin “Nënë Tereza. Gjatë periudhës 1-12 të muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 182 mijë e 445 pasagjerë ndërsa kanë dalë 164 mijë e 862 pasagjerë. Gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota bën me dije se në total janë përpunuar 347 mije e 307 pasagjerë.

Sakaq gazetarja bën me dije se Aeroporti i Rinasit ka dyfishuar numrin e stafit të punonjësve që përpunojnë të dhënat e pasagjerëve në hyrje dhe dalje për menaxhimin e fluksit të këtyre ditëve.

Për shkak të fluksit të lartë të pasagjerëve në këtë periudhë, TIA u ka kërkuar qytetarëve që do të udhëtojnë përmes Aeroportit të Rinasit,  të paraqiten 3 orë përpara kohës së nisjes së avionit, për të bërë check-in, masë që do të jetë në zbatim deri më datë 10 shtator.

Share This Article