Fluksi i emigrantëve në jug të SHBA, Elon Musk: Çështje kohe para se të ndodhë një sulm i madh!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elon Musk ka paralajmëruar se një sulm terrorist i madhësisë së 11 shtatorit 2001 mund të ndodhë në SHBA nëse nuk trajtohet kriza në kufirin jugor dhe fluksi i pakontrolluar i emigrantëve.

CEO i Tesla dhe SpaceX i bëri komentet në përgjigje të një postimi X të ish-kandidatit republikan për president dhe biznesmenit Vivek Ramaswamy, i cili bëri thirrje për dëbime masive dhe mbylljen e kufirit SHBA-Meksikë.

“Edhe nëse vetëm 0.1% e të huajve të paligjshëm që kanë kaluar kufirin tonë kanë qëllime armiqësore, janë dhjetëra mijëra sulmues të mundshëm,” vuri në dukje Ramaswamy, duke sugjeruar se nëse nuk i kushtohet vëmendje e veçantë çështjes, “po shtrohet rruga për një tjetër tragjedi të shkallës së 11 shtatorit.

“Musk u përgjigj, duke thënë se është “vetëm çështje kohe” përpara se të ndodhë një fatkeqësi e tillë. Më parë, miliarderi argumentoi se aftësia e emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin SHBA-Meksikë dhe për të kërkuar azil pa treguar asnjë identifikim “e ka kthyer Amerikën në një strehë për kriminelët më të këqij në botë”.

Share This Article