Fluturimi i dronëve nga Serbia në veri, Hoxha: E kemi njoftuar KFOR-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se kohëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve në pjesën veriore të Kosovës, e për të cilat dyshojnë se po vijnë nga Serbia.

Para mediave, Hoxha u shpreh se për këtë situatë tashmë është njoftuar edhe KFOR-i.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, deklaroi ai.

Ai tha se “kjo është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu”.

Mes tjerash, ai shtoi se hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR.

Për këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në KFOR, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. /Telegrafi/

Share This Article