“Fluturojnë” çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

albnews
By
1 Min Read

Janë njoftuar çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni të cilat të cilat kësaj rradhe shënojnë një rritje prej 3.50 denarë.

Sipas vendimit të Komisionit që cakton këto çmime, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 3.50 denarë dhe do të kushtoj 54.00 denarë për litër, çmimi i EUROSUPER BS-98 rritet për 3.50 denarë dhe do të kushtojë 56.00 denarë për litër.

Ndërsa çmimi i EURODIESEL rritet për 3.50 denarë dhe do të kushtojë 45.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.

Share This Article