FMN-ja me drejtoreshë të re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bullgarja Kristalina Georgieva është bërë zyrtarisht femra e dytë që emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e FMN-së, njoftoi sot këshilli i administratës së institucionit, në Uashington.

Georgieva, që ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës Botërore, ishte e vetmja kandidate në listë.

Në moshën 66-vjeçare, ajo përfitoi nga një ndryshim në statusin e Fondit, në lidhje me kufirin e moshës, për ta bërë kandidaturën e saj të vlefshme. Mandati i saj pesëvjeçar fillon më 1 tetor./

Share This Article