ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 3 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 3 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 3 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 3 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

FMN: Pasojat ekonomike të pandemisë pritet të jenë më të rënda

albnews by albnews
14 May, 2020
in Bota, Technologji
0
FMN: Shqipëria me financimet më të ulëta në Europë për shëndetësinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një zyrtar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se perspektiva ekonomike botërore mund të jetë edhe më e keqe sesa parashikimi i zymtë i njoftuar nga organizata muajin e kaluar. “Skenari ynë ka të ngjarë të bjerë pak”, tha Alejandro Werner, drejtori i FMN-së për Hemisferën Perëndimore (ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore), në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Në prill FMN-ja parashikoi një tkurrje prej 3 për qind të ekonomisë globale këtë vit, bazuar në parashikimet të cilat prisnin një lehtësim të krizës shëndetësore të koronavirusit në gjysmën e dytë të vitit. Për Amerikën Jugore, ajo kishte parashikuar një tkurrje prej 5.2 për qind. Por, ndërsa më shumë vende rihapen dhe pandemia tregon pak shenja të ngadalësimit, zoti Werner tha: “Ne po llogarisim në një skenar bazë që mund të jetë dyfishi i tkurrjes prej 3 për qind, dhe në Amerikën Latine mund të shohim një tkurrje që mund të jetë më afër 8 përqindshit.”
Zoti Werner tha se është “një iluzion” për qeveritë që të mendojnë se mund të shmangin masat e ashpra kufizuese, si në Nikaragua, ku qeveria ka vendosur kundër çdo lloj karantine dhe do të vazhdojë të gjitha aktivitetet ekonomike. Zyrtari i FMN-së gjithashtu shprehu shqetësim për Venezuelën, e cila u përfshi në një krizë ekonomike që detyroi emigrimin masiv edhe para pandemisë.

RelatedPosts

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Imran Khan dhe gruaja e tij u dënuan me burgim të mëtejshëm pas një rasti mashtrimi me dhurata shtetërore

“Rasti i Venezuelës nuk është një ‘dekadë e humbur’. Është një dekadë e një përmbysjeje gjigande. Ajo që ka ndodhur në Venezuelë është një katastrofë makroekonomike dhe sociale që nuk e kemi parë kurrë në rajon”, tha Werner. Nëse do të ketë një valë të re emigrimi për shkak të pandemisë, tha ai, ajo mund të përkeqësojë gjendjen ekonomike të vendeve fqinje që i pranojnë venezuelianët.

“Por edhe në mungesë të pandemisë, fakti është se 25 për qind e popullsisë është larguar nga vendi dhe kjo paraqet një sfidë të madhe, veçanërisht në kontekstin e rritjes më të ngadaltë ekonomike dhe krijimit të më pak vendeve të punës,” shtoi ai. Ekonomisti Werner theksoi se “nuk kanë ndryshuar kushtet” e FMN-së për miratimin e një kredie emergjente për qeverinë e debatueshme të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Qeveria e zotit Maduro i ka kërkuar FMN-së 5 miliardë dollarë për ta ndihmuar atë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Kërkesa u refuzua me arsyetimin se qeverisë së zotit Maduro i mungon njohja ndërkombëtare. Deri më tani, FMN-ja ka dhënë më shumë se 3.4 miliardë dollarë kredi emergjente për 19 qeveri në Hemisferën Perëndimore, ku përfshihen të gjitha vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result