FMN plan 50 miliardë dollarë për t’i dhënë fund pandemisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
The International Monetary Fund logo is seen during the IMF/World Bank spring meetings in Washington, U.S., April 21, 2017. REUTERS/Yuri Gripas

 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i propozoi sot G20-s një plan për t’i dhënë fund pandemisë globale, financimi i së cilës vlerësohet në 50 miliardë dollarë dhe ka si qëllim imunizimin e të paktën 40% të popullsisë botërore deri në fund të vitit.

Kjo shumë duket shumë modeste në krahasim me planet masive të stimulimit të vendosura nga vendet e pasura, përfshirë edhe pjesën e fundit prej 1,9 trilionë dollarë, e votuar në fund të marsit në SHBA.

“Një nga mesazhet kryesore të propozimit tonë është që shuma e nevojshme të mos jetë shumë e lartë”, theksoi Gita Gopinath, kryeekonomistja e FMN-së, ndërsa shtoi se investimet e kushtueshme për zhvillimin e vaksinave efektive janë bërë tashmë.

“Propozimi ynë përcakton objektivat, vlerëson nevojat e financimit dhe përcakton veprimet pragmatike”, përmblodhi më herët Kristalina Georgieva, kreu menaxhues i Fondit, me rastin e samitit botëror të Shëndetit, i organizuar në Romë në kuadrin e G20.

Plani synon të vaksinojë të paktën 60% të popullsisë së botës deri në fund të vitit 2022 për të mundësuar një rimëkëmbje të qëndrueshme ekonomike globale.

Gopinath dhe Ruchir Agarëal, autorë të planit, theksojnë se tani është pranuar që nuk do të ketë “fund të qëndrueshëm” të krizës ekonomike pa i dhënë fund krizës shëndetësore, prandaj është në interes të të gjitha vendeve për t’i dhënë fund përfundimisht kësaj krize.

Share This Article