Foda pas shortit të Kupës së Botës: Grup i balancuar, rëndësi për Kosovën ka play-off-i

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, pas hedhjes së shortit për grupet e Botërorit 2026, ka pohuar se gjithçka do të ishte e mundur, nëse “Dardanët” ia dalin të kualifikohen.

Në mars Kosova luan gjysmëfinalen e play-off-t kundër Sllovakisë dhe më pas, në rast kualifikimi, pret fituesin e çiftit Turqi-Rumani në Prishtinë. “Dardanët” janë shortuar në grup me SHBA-të, Paraguain dhe Australinë, nëse në mars fitojnë një biletë Botërori.

“Me SHBA, Australinë dhe Paraguain ka një grup shumë interesant, por më e rëndësishme për ne është që fillimisht të kualifikohemi. Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, e para në fushën e Sllovakisë, ku duhet të fitojmë. Në rast fitoreje do të luajmë kundër Turqisë ose Rumanisë dhe këto janë ndeshjet me të rëndësishme tonat. Kjo ka prioritet.

Nëse kualifikohemi në Botëror do të kishim një grup të balancuar, ku gjithçka është e mundur. Por, siç e përmenda, e rëndësishme është të kualifikohemi për në Botëror”, – deklaroi trajneri Foda.

Share This Article