Foka mesdhetare, specia e rrallë në parkun detar Karaburun-Sazan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Foka mesdhetare e njohur me emrin shkencor Monachus monachus është ndër gjitarët e rrallë të përhapur në rivierën shqiptare.

Prania e saj u kap në kamera në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan, pjesë e zonave të mbrojtura të qarkut të Vlorës.

Më pak se 700 individë mendohet të kenë ngelur nga kjo specie, gjë e cila e rendit ndër speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si në Listën e Kuqe të specieve në Shqipëri ashtu edhe në Listën e Kuqe të IUCN-së.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë, në bashkëpunim me peshkatarët e zonës, akuakulturën dhe agjensitë turistike siguron informacionin e nevojshëm nga vëzhgimet në terren, bashkëpunim i nevojshëm për sigurimin e mbrojtjes së fokës dhe rritjen e mundësisë për suksesin e riprodhimit në vendin tonë./ATSH.

Share This Article