Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
“Foleja e vampirëve” në Beograd? Atje ku dikur raportoheshin vdekje misterioze < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Princi William ushtroi presion ndaj Mbretëreshës Elizabeth? Dyshohet se i kërkoi të ndërhynte në referendumin e pavarësisë së Skocisë 3 hours ago
Yamal dhe Nicki Nicole ndahen pas 13 ditësh? Në Spanjë flasin për lajmin e bujshëm: Artistja argjentinase lë yllin e Barcelonës për lojtarin e… Realit 3 hours ago
Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së 3 hours ago
Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton rikthim spektakolar 3 hours ago
1 milion euro fitime të padeklaruara dhe 27 lloje medikamentesh të skaduara/ Arrestohet administratori i spitalit privat, shpallen në kërkim dy aksionerët 5 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Foleja e vampirëve” në Beograd? Atje ku dikur raportoheshin vdekje misterioze

albnews by albnews
1 July, 2025
in Technologji
0
“Foleja e vampirëve” në Beograd? Atje ku dikur raportoheshin vdekje misterioze
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Historiani lokal, Nenad Mihajloviç, te varri i harruar prej kohësh. Sipas banorëve të zonës, aty prehet Petar Blagojeviçit, i njohur si “babai i vampirëve”.

Bazuar edhe në dokumentet historike, Mihajloviç dhe banorët e fshatit shpresojnë që Kisiljevo, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit, të fitojë famën si vendlindja e vampirëve dhe të tërheqë turistë nga e gjithë bota.

RelatedPosts

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç, raporti paralajmëron rreziqet: Saktësia…

Ministri i Jashtëm gjerman: Kroacia, rol kyç për të përshpejtuar anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Në verën e vitit 1725, shumë para se shkrimtari irlandez Bram Stoker të caktonte Transilvaninë si shtëpinë e famshme të Drakulës, banorët e këtij fshati hapën varrin Blagojeviçit, duke dyshuar se ai ngjallej natën për të vrarë vendasit.

“Petar Blagojeviçi u gjet krejtësisht i paprekur,” kujton Mirko Bogiçevic, ish-kryetar i fshatit dhe anëtar i familjes që ka jetuar aty prej 11 brezash. “Nga goja dhe veshët i rridhte gjak i freskët,” tregon Bogiçeviç.

“Ai ndoshta ishte vetëm një njeri i zakonshëm që pati fatin apo fatkeqësinë të bëhej vampir. Gjithçka që dimë është se vinte nga Kisiljevo dhe emri i tij përmendet në dokumente të viteve 1700,” shton ai, duke treguar kopjen e gazetës austriake “Wienerisches Diarium” me datë 21 korrik 1725.

Kjo ngjarje shënon fillimin e legjendës së vampirit të Kisiljevo-s.

Sipas ekspertëve austriakë, që ishin dërguar në këtë zonë kufitare për të hetuar vdekjet misterioze, një keqkuptim gjuhësor ndoshta ka lindur miti. Clemens Ruthner, drejtues i Qendrës për Studime Europiane në Trinity College Dublin, shpjegon:

“Në bullgarisht ekziston fjala e vjetër ‘Upior’, që do të thotë ‘person i keq’. Besoj se banorët e përmendën në mënyrë të paqartë dhe mjekët e kanë përkthyer gabim në ‘vampir’.”

Austriakët, duke parë gjakun që dilte nga trupi, menduan se ishte vërtet diçka e pazakontë, por vdekjet u shkaktuan nga temperaturat e larta që lidhen me infeksione serioze.

“Vampirizmi, ashtu si magjia, është një mënyrë antropologjike për të shpjeguar gjëra të pakuptueshme”, shton Ruthner.

Tre shekuj më vonë, pak njerëz kanë vizituar Kisiljevo-n, një fshat i qetë me natyrë të bukur.

Ringjallja e Legjendës

Përtej krijesave të padukshme, promovimi i folklorit lokal ka potencial të madh për të tërhequr turistë dhe investitorë, thotë Dajana Stojanoviç, drejtore e zyrës së turizmit.

“Rajoni ynë është i pasur me mite dhe legjenda, jo vetëm historia e Petar Blagojeviçit, por edhe magjia e vllehëve dhe zakonet unike lokale,” thotë ajo. “Çdo fshat ka traditat e veta”, shton më tej.

Por për Mihajloviç, më shumë se legjendë, bëhet fjalë për historinë e vërtetë të kësaj zone.

“Ne kemi një dokumentacion të plotë të një ngjarjeje tepër të veçantë, një rast zyrtarisht i njohur si vampirizëm,” thotë profesori 68-vjeçar.

“Unë personalisht besoj në vërtetësinë e atij raporti.” Dhe ai nuk është i vetmi…

Në disa shtëpi të fshatit ruhen ende shishe rakije serbe të përziera me hudhër dhe spec djegës, një kujtim i besimeve të lashta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Princi William ushtroi presion ndaj Mbretëreshës Elizabeth? Dyshohet se i kërkoi të ndërhynte në referendumin e pavarësisë së Skocisë

Princi William ushtroi presion ndaj Mbretëreshës Elizabeth? Dyshohet se i kërkoi të ndërhynte në referendumin e pavarësisë së Skocisë

4 September, 2025
Yamal dhe Nicki Nicole ndahen pas 13 ditësh? Në Spanjë flasin për lajmin e bujshëm: Artistja argjentinase lë yllin e Barcelonës për lojtarin e… Realit

Yamal dhe Nicki Nicole ndahen pas 13 ditësh? Në Spanjë flasin për lajmin e bujshëm: Artistja argjentinase lë yllin e Barcelonës për lojtarin e… Realit

4 September, 2025
Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

4 September, 2025
Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton rikthim spektakolar

Celine Dion nuk dorëzohet, këngëtarja premton rikthim spektakolar

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result