Fondacioni Gates akordon 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fondacioni Bill & Melinda Gates u angazhuan sot të investojnë 100 milionë dollarë për luftën kundër koronavirusit të ri, të shfaqur në Kinë, që ka shkaktuar tashmë vdekjen e 500 personave.

“Organizatat shumëpalëshe, qeveritë, sektori privat dhe organizatat filantropike duhet të punojnë së bashku për të ngadalësuar epideminë, për të ndihmuar vendet të mbrojnë qytetarët e tyre më të ndjeshëm dhe të përshpejtojnë zhvillimin e mjeteve për të zbutur epideminë”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Fondacionit Gates, Mark Suzman.

Dhjetë nga 100 milionë dollarë u njoftuan në fund të janarit.

Njëzet milionë do të shkojnë për insitucionet si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Qendrat amerikane dhe kineze të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve si dhe për Komisionin Kombëtar të Shëndetësisë në Kinë./ATSH/

Share This Article