Fondet ruse, Kryemadhi: Rama mik i ngushtë i ish-kreut të FBI, ka tentuar ta eliminojë këtë investigim

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Monika kryemadhi mohoi që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë përfituar fonde ruse gjatë drejtimit të saj.

E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi theksoi se asnjë nga Partia Lirisë nuk është në listën e investigimit amerikan. Sipas saj nëse do të kishte Rama do të vinte prokurorë për të hetuar çështjen e rublave, por nuk i ka.

Ajo akuzoi Ramën për lidhje të ngushta me ish-kreun e FBI-së dhe shkëmbim dhuratash për fondet ruse. Sipas saj Rama ka tentuar ta eliminojë këtë investigim dhe lajm në media

“Mendoj që e keni kuptuar Ramën që bërtet: “ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë”. PL dhe ish-LSI nuk kanë marrë asnjëherë fonde ruse. Asnjë nga PL nuk ka dalë në listën e pyetjeve të një hetimi të madh që bëhet sot në SHBA për ish-drejtorin e FBI që akuzohet drejtpërdrejt si mik i ngushtë i zotit Rama për dhënie e marrie dhuratash që kanë të bëjnë me financimet ruse.

Është një investigim i SHBA dhe Rama ka bërë shumë për ta eliminuar këtë investigim dhe këtë lajm në media për të shkëputur vëmendjen e opinionit publik, nga varfëria, nga largimi në masë i shqiptarëve.

Po të kishte Rama do të vinte nja 10 prokurorë të tjerë për të hetuar çështjen e rublave por nuk i ka. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr bllof mediatik”.

Share This Article