Forcat izraelite sulmuan dhe penguan hyrjen e disa të krishterëve ortodoksë që erdhën në kishë për të marrë pjesë në meshën e “Zjarrit të Shenjtë” në Kishën e Ringjalljes që ndodhet në Jerusalem.
Të krishterët në zonën e qytetit të vjetër ku ndodhen vendet e shenjta të Jerusalemit Lindor nën pushtim, u mblodhën në lagjet e krishtera të qytetit antik me qirinj, kryqe druri dhe shpata simuluese në duar.
Të krishterët ortodoksë, përfshirë edhe priftërinjtë, nën shoqërimin e këngëve dhe sloganeve fetare marshuan në zonën në Kishën e Ringjalljes në Jerusalem, e cila konsiderohet si një nga vendet e shenjta të krishterimit, për të marrë pjesë në ritualin “Zjarri i Shenjtë”.
Të krishterët ndoqën me entuziazëm kalimin e Bandës së Marshimit të Skautëve Ortodokse Arabe nëpër rrugët e Qytetit të Vjetër dhe garuan me njëri-tjetrin për të regjistruar imazhet e bukura në telefonat e tyre.
Pas mbërritjes në Kishën e Ringjalljes, të krishterët pritën që “zjarri i shenjtë” të nxirrej nga varri i Jezu Krishtit. Pasi klerikët ndezën “zjarrin e shenjtë”, të gjithë me radhë ndezën qirinj në duar. Ndërsa në kishë ranë kambanat.
Disa të krishterë që donin të merrnin pjesë në ceremoninë, e cila u mbajt sepse sipas besimit të krishterë besohet të jetë dita kur “Jezus Krishti u kryqëzua dhe vdiq dhe më pas u ringjall”, u përballën me pengesën e policisë izraelite në rrugët e ngushta që të çojnë në kishë.
Policia izraelite bllokoi rrugët që të çojnë në kishën në qytetin e vjetër të Kudsit dhe nuk lejoi kalimin e disa të krishterëve palestinezë dhe të huaj.
Policia izraelite ngriti barrikada hekuri për të penguar kalimin e të krishterëve, përfshirë shumë të moshuar dhe gra. Vetëm disa klerikë dhe një numër i vogël të krishterësh ortodoksë u lejuan të përparonin drejt kishës.
Sipas pamjeve të pasqyruara në kamerën e AA-së, disa të krishterë, përfshirë gra, kapërcyen me vështirësi barrikadat izraelite për të marrë pjesë në meshë, ndërsa forcat izraelite goditën disa prej tyre.
Në mesin e personave që policët izraelitë goditën ka tërhequr vëmendje se ndodheshin edhe një klerik fetar krishterë si dhe një person që i ra të fikët.
Në anën tjetër, në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se mijëra persona ishin të pranishëm në Zonën e Vjetër të Jerusalemit për të marrë pjesë në meshën “Zjarri i Shenjtë” dhe se policia u “përpoq për të siguruar një mjedis të sigurt për pjesëmarrësit në meshë”.
Kisha e ringjalljes, e cila konsiderohet një prej vendeve të shenjta të krishterimit, ndodhet në Jerusalemin Lindor të pushtuar. Kisha e ringjalljes ka një rëndësi të madhe për të krishterët të cilët besojnë se Jezu Krishti është kryqëzuar këtu dhe më pas është ngritur në qiell.