Forcat ruse bombardojnë 5 stacione treni në Ukrainë, raportohet për viktima

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë stacione treni në Ukrainë janë bombarduar nga rusët.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Hekurudhave të Ukrainës i cili ka deklaruar se pesë stacionet e trenit në Ukrainën qendrore dhe perëndimore janë bombarduar mëngjesin e sotëm. Alexander Kamyshin tha se nga sulmet ka edhe viktima, por deri më tani nuk dihet numri i saktë i tyre. Ai shtoi se të gjitha sulmet ndodhën brenda një ore, duke bërë që 16 trena pasagjerësh janë vonuar.

“Pesë stacione hekurudhore u bombarduan gjatë një ore sot në mëngjes. Mbi 16 trena u vonuan. Raportohen edhe për viktima, detaje më vonë. Rusët vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën hekurudhore të Ukrainës”, tha ai.

Share This Article