ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026 6 hours ago
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën 6 hours ago
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare  6 hours ago
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit  6 hours ago
EMRAT/ Lëvizje në qeverinë Rama, emërohen zv.ministrat e rinj 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Forcat ruse pretendojnë se kanë kapur portin tregtar të Mariupolit

albnews by albnews
14 April, 2022
in Bota
0
Forcat ruse pretendojnë se kanë kapur portin tregtar të Mariupolit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ushtria ruse njoftoi të enjten (14 prill) se ka marrë kontrollin e plotë të portit të shkatërruar kryesisht të Mariupolit, duke e “çliruar” atë nga Batalioni Azov, një grup paraushtarak ekstremist i krahut të djathtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov tha se trupat e mbetura ukrainase në qytet ishin “bllokuar dhe nuk ishin në gjendje t’i shpëtonin rrethimit”.

RelatedPosts

Thellohet bilanci tragjik i zjarrit në 8 kullat e Hong Kongut, shkon në 36 numri i viktimave! Të paktën 279 persona të zhdukur

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

123 kilometra nën ujë, tuneli që do të përshkojë detin për 40 minuta

Megjithatë, asnjë burim zyrtar ukrainas nuk i ka konfirmuar pretendimet.

Qyteti i Mariupolit ka qenë nën rrethim për javë të tëra, me banorët e mbetur të detyruar të qëndrojnë pa ujë, ushqim apo energji.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se trupat ruse “ndoshta” do të kapnin qytetin javën e ardhshme.

Mariupoli ka një rëndësi strategjike për Moskën pasi Rusia kërkon të krijojë një urë tokësore midis rajonit të Donbasit dhe gadishullit të pushtuar të Krimesë.

Forcat e Moskës po përqendrojnë sulmet e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës dhe analistët parashikojnë një ofensivë të re të madhe në rajon në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë në Ukrainën veriore, po bëhen përpjekje për të pastruar sasi të mëdha municionesh të pashpërthyera të mbetura nga trupat ruse që tërhiqeshin.

Pastrimi i minave po vazhdon pasi dhjetëra mijëra predha dhe mina të pashpërthyera kanë mbetur në rajon, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë theksoi se qendrat urbane në Ukrainë po përballen me sulme të përsëritura pa dallim nga Rusia.

“Qytetet e Kramatorsk dhe Kostiantynivka ka të ngjarë të jenë objektiva ruse për nivele të ngjashme dhune”, tha ai.

Kombinimi i sulmeve të përhapura me raketa dhe artileri dhe përpjekjet për të përqendruar forcat për një ofensivë përfaqëson një kthim në doktrinën tradicionale ushtarake ruse, sipas analistëve britanikë.

Zyrtarët ukrainas gati çdo ditë tentojnë të hapin rrugë për evakuimin e civilëve nga Mariupoli.

Në këtë qytet kanë mbetur të bllokuar mijëra civilë, teksa bombardimet dhe luftimet e ashpra po vazhdojnë.

Shumica e tentimeve për evakuim, megjithatë kanë dështuar, dhe Ukraina dhe Rusia kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosrespektim të armëpushimit. /REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

8 destinacione që nuk rekomandohen për t’u vizituar në 2026

26 November, 2025
Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, të paktën 13 persona humbin jetën

26 November, 2025
Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

Arresti kardiak: Çfarë është, pse ndodh dhe pse minutat e para janë vendimtare 

26 November, 2025
Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

Merret vendimi, ja sa shpërblim do të marrin pensionistët këtë fundvit 

26 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result