Forcat ruse vrasin dy amerikanë në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy amerikanë janë vrarë gjatë luftimeve kundër Rusisë në Ukrainë. Edhe pse identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, mediat amerikane kanë konfirmuar lajmin. Mësohet se ata janë vrarë duke luftuar në rajonin e Donbasit.

Të paktën edhe dy shtetas të tjerë amerikanë janë vrarë duke luftuar në Ukrainë, ndërsa dy të tjerë janë zënë rob dhe rrezikojnë të ekzekutohen nga Rusia.

Ata janë Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27 vjeç, të dy nga Alabama. Ata u kapën nga forcat ruse më 11 qershor, kur grupi i tyre u godit nga forcat ruse në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, pranë kufirit me Rusinë.

Share This Article