Trupat e SAS-it (Forcat Speciale Britanike) kanë trajnuar forcat lokale në Kiev për herë të parë që nga fillimi i luftës me Rusinë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike “The Times”, e cila citon deklaratën e komandantëve ukrainas.
Oficerë nga dy batalione të stacionuar në kryeqytet dhe rreth tij sqaruan se kishin marrë trajnime ushtarake nga SAS-i.
Kapiteni vendas Yuriy Myronenko u shpreh se trajnuesit ushtarakë kishin ardhur për të udhëzuar rekrutët e rinj.
Mes detyrave të tyre përfshiheshin; përdorimi i NLAW-it (raketave antitank të furnizuara nga Britania).
Këto të fundit, u dorëzuan në muajin shkurt gjatë fillimit të pushtimit rus.
Një komandant i forcave speciale ukrainase theksoi për “The Times” se batalioni i 112-të, në të cilin ishte bashkangjitur njësia e tij, kishte kryer stërvitje javën e kaluar.
Trajnuesit ushtarakë britanikë u dërguan fillimisht në Ukrainë pas pushtimit të Krimesë.
Ata u tërhoqën në muajin shkurt për të shmangur konfliktin e drejtpërdrejtë me forcat ruse dhe mundësinë e përfshirjes së NATO-s në konflikt.
Ministria britanike e Mbrojtjes refuzoi të konfirmonte rrëfimet e komandantëve ukrainas.
Kjo, duke përmendur një konventë të gjatë për të mos komentuar mbi operacionet speciale.
Ish-ushtarët britanikë, marinsat dhe komandot e forcave speciale janë gjithashtu në Ukrainë duke punuar si kontraktorë trajnimi dhe vullnetarë.
Por oficerët ukrainas ishin të bindur se trajnimi i tyre këtë muaj u krye nga ushtarët britanikë.