Forcat ushtarake angazhohen në fikjen e flakëve në Hawaii

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brigada e Aviacionit Luftarak të ushtrisë amerikane ka dërguar forca për të ndihmuar në fikjen e zjarreve masive që kanë kapluar Big Islandin në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pamjet e publikuara nga ushtria shfaqin pjesëtarët e ushtrisë tek luftojnë kundër zjarreve që kanë djegur territoret e përshkuara nga thatësia.

Në operacionet e shuarjes së zjarreve janë angazhuar edhe aeroplanë ushtarakë. Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll disa prej vatrave të zjarreve që kanë shkaktuar evakuimin e mijëra personave gjatë fundjavës dhe kanë shkatërruar të paktën dy shtëpi në Bid Island.

Por autoritetet kanë paralajmëruar se erërat e fuqishme që kanë fryrë që nga e hëna mund ta rrisin rrezikun nga përhapja edhe më e madhe e flakëve.

Zyrtarët në Big Island kanë njoftuar se flakët kanë prekur një territor prej afro 100-kilometrash katrorë, duke u cilësuar si më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë.

Share This Article